Po rregullonte depozitën në tarracën e banesës, por i moshuari humb ekuilibrin dhe rrëzohet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shkallnur, ku i lënduar është shtetasi H.D., vjeç 81.

Mësohet se aktualisht i moshuari ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.