1 dhjetor 2015 – Pezantuesja e njohur e Top Albania Radios, Gerta Heta,duket se e ka përballuar me forcë dramën që përjetoi kur një nga binjaket që lindi, nuk arriti të jetojë. Pas një muaji të ankthshëm, bashkëshortja e ish-futbollistit kroat, ka gjetur fjalët për të bërë falenderime për ata që e ndihmuan në këtë përvojë të hidhur dhe triumfi njëkohësisht.
“Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, po vetëm Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake që falë dëshires së të madhit Zot për të mos ma copëtuar shpirtin përjetë, e falë punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të S.U.O.GJ.” Mbretëresha Geraldinë”, sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion. Lindi 1000 gramë, sot vetëm 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresoj që luftën më të madhe, atë për jetën e fituam. Mirënjohje për stafin shumë human të reanimacionit të bebave. Keni gjithë bekimet e një nëne. Jua puth duart me përulësinë më të madhe.” – shkruan Gerta Heta e cila ka një vajzë tjetër, Lunën, nga martesa me kroatin Matko Djarmati.
/portali DurresLajm/