Një i moshuar në qytetin bregdetar të Durrësit rezulton i humbur qe prej ditës së sotme, ndërsa familja nuk ka asnjë dijeni se ku mund të jetë.

Mësohet se Astrit Xhelilaj, 80 vjeç, ka humbur në zonën e Kavalishences së ushtrisë në plazhin e Durrësit.

I moshuari vuan nga skleroza dhe ka me vete një byzylyk të gdhendur me të dhënat e veta si dhe celularin e të afërmve.

Familja ka bërë denoncimin në lomisariat dhe apelojnë për këdo që e sheh apo ka informacion të njoftojnë policinë.