Personi që shihni në foto është gjetur ditën e sotme i humbur në Golem.

Policia e Durrësit bën me dije se i moshuari nuk flet, teksa kërkon ndihmë me anë të mediave që të bëhet i mundur bashkimi i të moshuarit me familjen.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Postës së Policisë.