Pasditen e sotme është dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë një adoleshent.
16-vjeçari është dërguar nga familjarët pa shenja jete.
Dyshohet se i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
“Menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se shtetasi L.Ç, rreth 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, dyshohet se duke gjuajtur peshk me gjenerator në lumin Drin i Zi, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku për pasojë shtetasi L.Ç ka gjetur vdekjen e menjëhershme”,– njofton policia e Dibrës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





