Një aksident me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari shqiptar ka ndodhur në Itali. Viktima është i riu i idnetifikuar si Kaizer Alizoti, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon.
Mediet italiane raportojnë se aksidenti ndodhi midis Borgonovës dhe Pianellos, ku 20-vjeçari ndërroi jetë menjëherë.
Mjekët që shkuan në vendngjarje nuk mund të bënin asgjë për të riun me origjinë nga Shqipëria.
Raportohet se 20-vjeçari, i cili banonte në Castelnovo, po shkonte për në punë kur pësoi aksidentin tragjik.





