Vlorë, 19 korrik 2014 – Një vogëlushe 3-vjeçare ka humbur jetën sot në Vlorë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, kur vajza me iniciale I.H. ka futur dorën në prizë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Babai i vogëlushes vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës, ndërsa familjarët u bëjnë apel autoriteteve që ta lejojnë të jetë i pranishëm në varrimin e vajzës së tij.





