Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e një firme në lagjen Kodër Shijak, ku ka humbur jetën një 30-vjeçar pas një aksidenti që i ndodhi duke punuar me vinç.
Policia e Durrësit informon se viktima, shtetasi E.Dervishi ishte djali i administratorit të firmës, shtetasit A.Dervishi.
“DurrësLajm” mëson se firma ku ndodhi fatkeqësia merret me shitjen e mermerëve dhe granitit.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.






