Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë ku një grua ka humbur jetë gjatë lindjes.
Dyshohet për mjekim të pakujdesshëm.
Gruaja 35-vjeçare vdiq gjatë lindjes natyrale, foshnja ka shpëtuar.
Policia e Vlorës jep informacion paraprak:
Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





