Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës.
Burime bëjnë me dije, se Hamza Duda sapo ishte futur në det për t’u larë, kur shfaqi probleme shëndetësore.
Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë e kanë transportuar për në Spital, por ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.
Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





