Itali, 16 qershor 2014 – Blerta Delaj, 26 vjeç u përfshi në një aksident rrugor. Ajo u përplas me një fuoristradë tip Benz, ndërsa po ngiste makinën Nissan Micro në një rrugë të krahinës së Bergamos, afër qytezës së Trekores (Trescore).

Ndonëse u dërgua menjëherë në spitalin “Giovani XXIII”, fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në repartin e reanimacionit.

Humbja e parakohshme e Blertës ishte një goditje e rëndë për familjarët, miqtë e shoqërinë e saj shqiptarë e italianë. Kjo fatkeqësi ishte veçanërisht e dhimbshme për bashkëshortin e Blertës, z. Ilir Nerhati.

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/