Një i mitur, vetëm 4 vjeç, ka humbur jetën në fshatin Plan i bardhë, në rrethin e Matit.

Vogëlushi ka rënë aksidentalisht pasditen e së premtes në pusin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij.

Trupi i pajetë i të voglit është gjetur rreth orës 18.30 nga familjarët.

Njoftimi i policisë:

Policia e Matit, ka marrë informacion se një i mitur ka rënë në pusin e mbushur me ujë pranë banesës, dhe ka gjetur vdekjen.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :

Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri  L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe  duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30.

Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plote te rrethanave të ngjarjes.