Itali, 26 shtaor 2014 – 24 vjecari Indrit Kapxhiu mëngjesin e të premtes si zakonisht po ngiste me shpejtësi motorcikletën e vet 850 kubikshe në qendrën historike të qytezës së Kastelfidardos( Castelfidardo), në Provincën e Ankonës. Pa pritmas humb kontrollin e motorrit, sepse  rruga ishte e lagur nga shiu i natës, dhe përplaset me qepenët e një garazhi. Indriti nga plagët e rënda ndërroi jetë, para se të mbërrinte ndihma e parë.

I ndjeri ishte emigrant me dokumenta të rregullta në Itali. Ai ishte shembulli tipik i të riut shqiptar, punëtor, të rregullt, të ndershëm, të inkuadruar në mënyrën e jetesës italiane. Brenda të shtunës mjekët e morgut do të lejojnë familjen të marrë trupi e të ndjerit, pasi të jetë kryer autopsia e urdhëruar nga autoritet gjyqësore.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/