Ndërron jetë edhe i mituri tjetër që u aksidentua mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem, të Shkodrës.

Së bashku me shokun e tij, 16-vjeçar, ata udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit janë përplasur me një mur.

Si pasojë ndërroi jetë në vend 16-vjeçari, ndërsa 14-vjeçari ishte në gjendje të rëndë në spital, por nuk ia doli dot të mbijetonte.

Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.