Një tjetër e re ka humbur jetën në Durrës dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Burime policore sqarojnë se 22-vjeçarja A.K, banuese në Xhafzotaj ishte duke u dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e vajzës së re, kur ajo ka mbërritur në spital dhe sipas tyre ajo është shkaktuar nga shkaqe natyrale.

Një javë më parë, dy të rinj të tjerë nga Durrësi humbën jetën për shkaqe natyrale. Shtimi i rasteve të vdekjeve në mosha kaq të reja duhet të tingëllojë si një këmbanë alarmi për shtimin e kontrolleve mjekësore tek këto grupmosha.