Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një i moshuar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar teksa po riparonte dollapin në banesën e tij.

Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale V. K., 70 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.18 Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, shtetasi V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar.

Dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.