Tragjedi në monoautikën italiane. Massimo Rossi, kampion bote ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti të tmerrshëm që rezultoi fatal për të gjatë garave në Gjermani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa jeta e kampionit është prerë në mes në moshën 24-vjeçare. Rossi humbi kontrollin e skafit dhe u përplas me një pemë. Ai humbi jetën në moment.
Ngjarja tragjike ndodhi në garën e Gjermanisë dhe lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës së Motonautikës, i cili tha se nuk janë zbatuar të gjitha rregullat dhe piloti humbi jetën për faj të organizatorëve të garës, ndërkohë që të gjitha garat e parashikuara për t'u zhvilluar në fundjavë u anuluan.





