Një mjek italian 67-vjeçar nga Varese humb jetën nga koronavirusi. Doktori Roberto Stella, president i Urdhrit të Mjekëve, ka ndërruar jetë në spitalin e Como-s për shkak të komplikimeve në frymëmarrje, pas infektimit nga koronavirusi.
Mësohet se Roberto Stella ka qënë i shtruar në spital për disa ditë për shkak të problemeve të frymëmarrjes, raportojnë mediet e vendit fqinjë.
Ndërkohë që një hero vdiq, të tjerët ende po luftojnë me koronavirusin në repartet spitalore në të gjithë Italinë.
Mjekët italianë kanë ngritur shqetësimin se nëse numri i të prekurve do të vazhdojë të rritet me ritme të larta dhe njëkohësisht do të rritet numri i të sëmurëve që kanë nevojë për terapi intesive, sistemi shëndetësor mund të bjerë në kolaps.





