Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik pasditen e djeshme në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rurale Sivoton-Vraxanas teksa shqiptari po punonte me një makinë bujqësore që përdorej kryesisht për pastrim, kur mjeti u përmbys duke zënë sipër 30-vjeçarin.

Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije ndërsa policia greke vazhdon hetimet për aksidentin.