Ka humbur jetën në një aksident rrugor, kryeinspektori i degës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun e Kukësit, Petrit Shehu.

Lajmin e bën të ditur vetë drejtori i këtij institucioni, Eltar Deda, i cili i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes.

"Humbet jetën në aksident Kryeinspektori i degës së ISHSH Qarku Kukës Z. Petrit Shehu. Inspektorati shtetëror Shëndetësor me hidhërim të madh njofton se më datë 2 shkurt 2018 humbi jetën në një aksident rrugor Petrit Shehu, kryeinspektori i degës së ISHSH Qarku Kukës. Në këto momente të vështira i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së Petritit.

Dhimbja është shumë e madhe dhe nuk mund të shprehet me fjalë.

Të qoftë dheu i lehtë kolegu dhe miku ynë Petrit ….."