Viktima e aksidentit tragjik në Bulqizë është 17-vjeçari Florian Pupuleku, i cili ishte pasagjer në mjetin që doli nga rruga pasditen e sotme.
17-vjeçari ishte maturant në Shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Cela” në Durrës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkolla profesionale, stafi dhe nxënësit i shprehin ngushëllimet për humbjen e madhe familjes dhe shokëve.
Postimi i plotë:
Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik.
Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve.
Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes. ☹️🙏





