Një lajm tragjik trondit botën e futbollit në Itali. Daniel Guerini, mesfushori i skuadrës së Lazios U-19 u shua në një aksident automobilistik.Siç raportohet nga mediet italiane, aksidenti ndodhi në Romë në rrugën “Togliatti”. Përveç Guerinit, i cili fatkeqësisht nuk ia doli, dy bashkëmoshatarë të tjerë të viktimës mbetën të plagosur rëndë. Të tre djemtë po udhëtonin me një Smart, i cili u përplas ballë për ballë me një makinë Mercedes.Shkaqet e aksidentit nuk janë zbuluar ende.

Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në poliklinikën e Tor Vergata dhe në spitalin Umberto I, ndërsa shoferi i makinës tjetër, I shtruar gjithashtu në spital, ka dëmtime më të lehta, por ndodhet në gjendje shoku nga ajo që ka ndodhur.Daniel Guerini është grumbulluar me moshat U-15 dhe U-16 të Italisë, ku është aktivizuar në total në 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.