Dy shtetas kanë humbur jetën sonte në mbrëmje në spitalin e Shkodrës, si pasojë e Covid-19.
Njëri nga viktimat është shtetasi Rauf Guri, efektiv i policisë bashkiake në Shkoder. Ai ka qenë me Covid, por më pas sëmundja ka përparuar duke i shkaktuar rëndim të gjendjes shëndetësore dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë që një tjetër pacient ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit në Shkodër dhe ishte i diagnostifikuar me Covid-19.





