Një aksident i rëndë u raportua në orët e pasdites në fshatin Aramath pranë Gjirit të Lalzit në Durrës, ku një mjet në lëvizje goditi një këmbësor.
Edhe pse shtetasi M.Ll, 23 vjeç u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të rënda të marra. Burime policore bëjnë të ditur se 23-vjeçari ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës së parë të ofruar nga mjekët.
I ndaluar për këtë aksident është drejtuesi i mjetit 48 vjeçari, A.L.





