Pas një muaji në intubim ka ndërruar jetë nga Covid-19, biznesmeni i njohur nga Vlora, Lorenc Gavani.

Mësohet se Gavani po kurohej që prej fundit të muajit janar në kryeqytet, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Mbrëmjen e djeshme, Gavani ka ndërruar jetë duke mos mundur ta fitojë dot betejën me koronavirusin.