Kirurgu i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Agron Menzelxhiu, ka humbur jetën ditën e sotme (13 shtator) si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kushëriri dhe kolegu i tij, mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmen askujt!Si mund te ikesh keshtu nga covidi vetem sepse u shtrove ne spital per nje pathollogji banale! Mjeku njeriu mire qe luftove gjithmone per jeten e njerezve! Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai, ai qe te njef i gjithe populli! Te qofte dheu i lehte,o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku.