-
Një 22-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën në Alessandri të Italisë për shkak të një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur më 30 dhjetor 2015, ndërsa i riu ka ndërruar jetë më 1 janar në spitalin e qytetit.
Durrsaku, Rei Hoxha jetonte në Itali bashkë me familjen e tij, nënën,babain dhe motrën e vogël. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:00 të natës kur një qytetar Italian, 31-vjeç, i dehur i mori jetën durrsakut.
Një i afërm i të ndjerit në një komunikim për portalin DurrësLajm shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e të afërmit të tij dhe denoncon reagimin e pakët të mediave lokale italiane në pasqyrimin e ngjarjes. Ai thekson se personi i cili ka aksidentuar Hoxhën është djali i një ish-marshalli, person me influencë në zonën e Alessandri-së. Ky fakt ka ndikuar në mospasqyrimin e ngjarjes.
“Nëse do të kishte bërë një veprim të tillë një shtetas shqiptar, atëhere mediat do të kishin bërë bujë me lajmet e tyre, na tajtojnë si barbarë”, shprehet i afërmi.
Ndërkohë të afërm e miq të Reit shpehin dhimbjen për humbjen e tij në rrjetin social Facebook.
“Kemi qenë bashkë për thuajse dy vite dhe të marr vesh këtë gjë ka qenë e tmerrshme, fizikisht dhe mendërisht.
Kemi kaluar shumë bashkë, falë teje kam shkuar për herë të parë në koncertin e Linkin Park, të kam marrë në Siçili te babai im, falë teje njoha familjen tënde të mrekullueshme e cila më ftonte çdo ditë në shtëpinë tuaj, ishim në një farë mënyre si motër e vëlla.
Kjo për mua është dhimbje e madhe. Nuk gjej më fjalë për të përshkruar atë që ndjej, di vetëm që të doja shumë Rei, je një djalë i ëmbël….u prefsh në paqe…”, shkruan një mikeshë e tij në faqen e Facebookut të Reit.