Ndaj dy mjekëve të Qendrës Shëndetësore Shijak është ngritur akuza për “Mjekim të pakujdesshëm”.

DurrësLajm mëson se dy mjekët O.S mjeke e familjes dhe M.S mjeku roje i Qendrës Shëndetësore Shijak akuzohen se nuk e kanë kryer detyrën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasja M.K. 36 vjeçe. Shtetasja në fjalë ka humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit, ku është dërguar me urgjencë.

Hetimet po zhvillohen nga seksioni për krimet në Komisariatin e Policisë Shijak. Ndërkohë pritet reagimi zyrtar i policisë së Durrësit.