Një incident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku ka humbur jetën një 74-vjeçar pasi u rrëzua nga shkallët e banesës.

Viktima është shtetasi H.D. Fillimisht ai u transportua në spitalin e Durrësit, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua me autoambulancë drejt Traumës. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur gjatë rrugës.

“Më datë 09.02.2026, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës.”, informon sot policia e Durrësit.