Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën  si shkak i COVID-19, dhe numri në total i viktimave që prej fillimit të pandemisë deri më tani ka shkuar në 528 persona.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 103 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 11,942 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve nga virusi.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 8,087 pacientë, ndërsa janë kryer 114,807 testime.