Rreth orës 14:20, një person ka humbur jetën në Shijak, sepse ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë, shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





