Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit një person nga Durrësi ka humbur jetën nga Covid-19.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, pacienti 71-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19, duke e çuar në 36 numrin e viktimave në vend.

Dr. Eugena Tomini nga Insituti i Shëndetit Publik informoi sot se aktualisht në spitalin Infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Ndërsa sot u konfirmuan 31 raste të reja dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.