Një burrë ka humbur jetën në Kavajë, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në zonën e Malit të Robit. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur plotësisht ngjarjen.





