Një pushues 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Burime policore bëjnë me dije se shtetasi Sh.Xh. nga Patosi, që po pushonte tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, është future rreth orës 10.20 në det për t’u larë.
“Pasi ka dalë nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,- njofton policia.





