Ndarja nga jeta e mësuesit Fatos Cenka ka lënë të pikëlluar jo vetëm kolegët dhe nxënësit e shkollës “Hamallaj” ku ai jepte mësim, por edhe gjithë arsimtarët e qytetit.

Humbja e mësuesit Cenka është e dyta humbje e rëndë brenda pak ditësh për arsimtarët e Durrësit. Më herët humbi jetën mësuesja Teuta Ramzoti, po për shkak të virusit vdekjeprurës.

Në një postim në rrjete sociale, Zyra Arsimore Durrës i shpreh ngushëllimet familjes dhe të njohurve të mësuesit Fatos Cenka.

“Fatos Cenka ka qenë një mësues i përkushtuar në punë,i aftë për të trasmetuar dije, një prind shembullor dhe një mësues i dashur dhe i respektuar nga kolegët dhe nxënësit e tij. Mirënjohje për kontributin e tij të vyer prej shumë vitesh punë në shërbim të edukimit dhe formimit të shumë brezave…”,- shkruhet ndër të tjera në postimin e ZVA Durrës.

Njoftimi i plotë:

Në emër të të gjithë mësuesve të qytetit të Durrësit dua ti shpreh ngushëllimet familjes së mësuesit Fatos Cenka. Stafi…

Posted by Zyra Vendore Arsimore Durres on Wednesday, December 9, 2020