Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një 69-vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën në spitalin Infektiv.

“Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”, tha në një dalje për mediat, Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.