Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në vendin tonë, e dyta gjatë ditës së sotme.
Ministria e Shëndetësisë raporton se ka ndërruar jetë te spitali Infektiv një 90-vjeçar i infektuar me Covid-19.
“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19“, thuhet në njoftimin e MSH.





