Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin.

Nga informacionet e para mësohet se ai është transportuar në spital me plagë në kokë, por ende nuk dihen rrethanat e saktë të ngjarjes.

Paraprakisht mendohet se punonte në ndërtim, ndërsa në spital është transportuar me një makinë private.

Ndërkohë pak ditë më parë, 28-vjeçari Emiliano Frroku humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.