Itali, 8 shtator 2014 – Shqiptari Armando Vjerdha, 29 vjeç, me profesion kamarier (ne foton poshte), ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.
I riu shqiptar banonte bashkë me familjen në qytezën e Montekjo Maxhores (Montecchio Maggiore), në provincën e Vicencës.
Sipas medieve italiane, ndërsa Vjerdha po ngiste automjetin e tij Smart kabriole, kur u përplas me një furgon Fiat Scudo.
Shoferi italian i furgonit, një 62 vjeçar, që rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, u plagos rëndë dhe u dërgua menjëherë në repartin e reaminacionit.
Në aksident u përfshi edhe një veturë tjetër, që pësoi vetëm dëme materiale, ndërsa shoferi u plagos lehtë.
Vetëm një ditë më parë, një emigrant shqiptar në Itali humbi jetën në një tjetër aksident rrugor.
Kamioni me të cilin ai punonte ra në një humnerë duke i marrë jetën Lurand Llanajt, që ishte në ditën e parë të punës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





