Minsitria e Shëndetësisë njofton se një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid-19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës.
Me rastin e 34-vjeçares, numri i viktimave në vend nga koronavirusi shkon në 47.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 67 persona me Covid-19.





