Një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë mesditën e sotme.

Policia e Tiranës thotë se nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi E. M., 62-vjeç ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.