Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën sot. Sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i policisë me sherbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka humbur jetën në hyrjen e jashtme në pallatin e tij në rrugën e pestë. 

Policia shkoi në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende shkaku. Mjeku ligjor do të përcaktojë arsyen, ndërkohë dyshohet për atak kardiak.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune./PANORAMA