Largimi nga shtëpia i 46-vjeçarit G.Prifti nga shtëpia e tij në Durrës ka alarmuar familjarët.
Mësohet se 46-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk komunikon mirë.
Sipas familjarëve që kanë kontaktuar me redaksinë tonë, në momentin në të cilin kanë humbur kontaktet me të, 46-vjeçari mbante veshur një xhup të kuq, tuta të zeza dhe këpucë me qafa, si dhe një çantë në ngjyrë kafe dhe bezhë.
Mësohet se Prifti është parë për herë të fundit në Durrës, tek Ura e Dajlanit, rreth orës 05.30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ishte duke lëvizur drejt zonës së plazhit.
Kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e 46-vjeçarit mund të kontaktojë në numrat +355 69 391 0138 dhe +355 69 5313913.
Familjarët kanë bërë denoncim edhe në policinë e Durrësit dhe strukturat policore janë vënë në lëvizje për lokalizimin e tij.





