Aksident me pasojë vdekjen në Durrës. Një 35-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy mjete të parkuara në anë të rrugës e si pasojë ka gjetur vdekjen për shkak të përplasjes së fortë.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi F.H. 35 vjeç, banues në Durrës, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 19:40, në lagjen nr. 16.

Viktima ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Dihatsu” kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet tip “Benz” dhe “Fiat”.

Ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Durrësit thotë në njoftimin e saj për shtyp se pas aksidentit, ka nisur edhe procedimin penal në ngarkim të viktimës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.