Një 21 vjeçar nga fshati Reç i Malësisë së Madhe ka humbur jetën teksa drejtonte automjetin e tij. Burime të policisë bëjnë të ditur se Gjeto Gjonaj ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor Koplik-Dedaj, por në një moment ai ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.