Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Cërrik.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Kuqan, ku viktimë ka mbetur shtetasi Spartak Çala, 40 vjeç banues në Elbasan.
Viktima ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Renault” me targa AA 804 EC, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka gjetur vdekjen vetë drejtuesi i mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan për veprime të metejshme.





