Një i ri ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës, ku viktima, i moshës rreth 32 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet, ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në kanal.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës.





