Dy të rinj janë aksidentuar rëndë në një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Kameras.
Makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur shtetasit F.V. 25 vjeç dhe A.Ç. 19 vjeç njofton policia e Durrësit.
Njoftimi paraprak:
Më datë 13.03.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë, në Kamerras shtetasi F.V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri shtetasi A.Ç., 19 vjeç , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





