Një aksident tragjik është regjistruar pas mesnate në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 33-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





