Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të shtune në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, ku shtetasi O. S., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.





